Komuna e Prizrenit shpenzon afër 18 mijë euro për pije freskuese (Dokument)
Komuna e cila udhëhiqet nga Ramadan Muja do të shpenzojë plotë 17 mijë e 773 euro për furnizim me pije freskuese, shkruan ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në komunën e Prizrenit ka përzgjedhur kompaninë “Beli” fituese të tenderit “furnizim me pije freskuese për dy bufetë e Komunës së Prizrenit”.
Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës për furnizim me pije është paraparë të jetë 23 dhjetori i këtij viti.




