Komuna e Skenderajt keqpërdorë pronat publike

Komuna e Skenderajt keqpërdorë pronat publike

Komuna e Skenderajt gjatë vitit 2018 ka dhënë në shfrytëzim pronë publike për kompaninë ELKOS GROUP, që është në qendër të qytetit.

Në kontratën që ka nënshkruar ajo në atë kohë shihen disa shkelje ligjore që ka bërë kryetari aktual i kësaj komune, Bekim Jashari, duke i përshtatur kushtet për kompaninë fituese, që ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në qendër të qytetit ( zona 1) – ELKOS GROUP.

Në rregulloren në fuqi e cila ishte ndryshuar nga kuvendi komunal me propozim nga kryetari aktual përcaktohet çmimi prej 5 Euro per m2 për zonën nr 1, për pronat e dhëna në shfrytëzim mbi një vit sipas “procedures konkurruese të hapur”.

Ndërsa nëse e shikojmë publikimin e ankandit në të cilin kriteri kryesor i çmimit të qerasë për m2 është në kundërshtim të plotë me rregulloren në fuqi, po ashtu sasia e siperfaqës siç është përcaktuar në ankand shihet se është në përshtatje të kompanisë fituese ELKOS GROUP.

Në dëshmitë që posedon redaksia jonë sipas kësaj kontrate të cilën e ka nënshkruar kryetari i komunës, sipërfaqja e objektit është 3,144.52m2 me çmim prej 0.40 EURO/CENT apo ne total 1,257.80EURO në muaj. Ndërsa sipas rregullores në fuqi sipërfaqja prej 3,144.52m2 qiraja do te duhej të ishte minimalisht 15,722.60€ në muaj apo vjetorja 188,671.20€.

Nga kjo kontratë bugjeti i komunës ka humbje mujore prej 14,464.40€, apo përkthyer në humbjet vjetore 173,577.60€.

Shpërndaje në: