Komuna ku Vetëvendosje po shënon rezultat mahnitës

Komuna ku Vetëvendosje po shënon rezultat mahnitës

Vetëvendosje po shënon rezultate katastrofale në shumicën e komunave me shumicë shqiptare.

Por, megjithatë ekziston një komunë që ka befasuar për të mirë.

Shtimja.

Në këtë komunë, Qemajl Aliu nga 70.21 për qind të votave të numëruara ka arritur të marrë plot 44.87 për qind të votave ose 4052 sosh.

Naim Ismajli megjithatë është në epërsi me 43 vota, duke i pasur 4105 ose 45.45 për qind, raporton Periskopi.

Kandidati i PDK-së ka fituar vazhdimisht e vazhdimisht, por kësaj here dega e VV-së në këtë komunë duket se meriton lëvdata për punën e bërë. /Periskopi

Shpërndaje në: