Komuna paralele pengon komunën legale (Foto)
Komuna e Leposaviqit ka filluar me ndërtimin e një ambulante mjekësore në fshatin Soqanicë, por punimet i ka ndërprerë komuna paralele në krye me Zoran Todiqin.
“Organi i Përkohshëm Paralel po tenton të bllokoj punimet, ashtu që ka dërguar makinerinë e ndërmarrjes komunale lokale” thot burimi Brenda komunës së Leposaviqit për Telenews.al
Sipas të njëjtit burim rasti është paraqitur në polici dhe prokurori.
Dragan Jabllanoviq, kryetari i komunës së Leposaviqit e konfirmojë për Telenws problemin në mes komunës legale dhe asaj paralele.
“Të gjitha dokumentet i kemi në rregull, kompania komunal e cila merret me pastrim dhe sjellë ujë pas presionit që i ka bërë kryetari i Organit të Përkohshëm Zoran Todiq, në temelet ku kemi filuar me punë kanë vendosur kamion, bager dhe mjete tjera të rënda” tha Jabllanoviq.
Sipas tij, struktuarat paralele po angazhojnë edhe qytetarë që të ruajnë në vëndpunishte me qëllim të pengimit të fillimit të punimeve.
Jabllanoviq ankohet edhe në policinë e Kosovës.
“Nuk po guxon me reagu, policia është konsultu me prokurorin e prokurori thot se është qështje politike, si është qështje politike kur pengohet komuna legale nga një institucion jolegal”thot Jabllanoviq.
Jabllanoviq shton se për këto probleme janë të njoftuara edhe organet në Prishtinë.
Policia e Kosovës është në dijeni për rastin.
“Është qështje e Kuvendit Komunal, policia reagon me urdhër të prokurorit nëse ka prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për asistencat që janë të karakterit legjitim” tha Besim Hoti, zënendës drejtor i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Veriore.
Ndryshe, edhe më heret organet paralele kishin penguar ato legale, duke pamundësur investimin e BE-së për ndërtimin e “Tregut të Gjelbërt” dhe renovimin e shkollës në fshatin Soqanicë, të njëjtat struktura kishin penguar edhe investimin e Qeverisë së Kosovës për renovimin e objektit të komunës së Leposaviqit.





