‘Komunikojmë me investitorët përmes WhatsApp-it’, Ferati – Rozetës: Si ka mundësi ashtu, kush ju këshillon juve
Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, e ka pranuar se komunikon me investitorët potencialë strategjikë në WhatsApp.
Kjo pasi mori pyetje nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, se a komunikon ajo me këta investitorë potencialë në rrjete sociale.
“Si ka mundësi që një nivel ministrje me komuniku në WhatsApp, kush ju këshillon”, i është drejtuar Shala-Ministrës.
“Ne nuk jemi injorantë, i përgjigjemi pyetjeve të investitorëve potencialë edhe në WhatsApp”, është përgjigjur Rozeta Hajdari.
Por ajo ka shtuar se konfirmimet janë të shkruara përmes emailit.
Shala i PDK-së ka pasur ankesa se për dy vite Këshilli Ndërministror i ka mbajtur vetëm dy takime për t’i shqyrtuar 44 takime të investitorëve strategjikë.