Konfirmohen thashethemet: Ky është boksieri amator që e rrahu Joshuan qysh para meçit me Ruizin

Konfirmohen thashethemet: Ky është boksieri amator që e rrahu Joshuan qysh para meçit me Ruizin

Partneri i Anthony Joshuas në sparring para ndeshjes me Andy Ruiz Jr., ka folur për herë të parë në lidhje me stërvitjet e shumëpërfolura të dy boksierëve.

Emri i tij është Joey Dawejko, dhe i cili nuk njihet aspak në botën e këtij sporti, duke qenë thjesht në nivelin amator ani pse 29 vjeçar, shkruan Periskopi.

E megjithatë, Dawejko ka nënkuptuar se thashethemet se ai e kishte nokautuar Joshuan qysh para se ky të nokautohej tri herë nga Ruiz, janë të vërteta.

“Isha në kamp stërvitor me Anthony Joshua, Deontay Wilderin, Wladimir Klitschkon dhe Andy Ruziin, që të gjithë ishin fantastik dhe ishte një kënaqësi të punoja me ta”, ka thënë fillimisht Dawjeko.

“Kam mësuar shumë gjëra rreth talentit tim në boks dhe mund të them me sigurinë e 100 për qind se jam në nivelin e tyre dhe besoj se në të ardhmen do të bëhem kampion i peshave të rënda në boks. Nuk ka asnjë boksier i peshave të rënda lëvizje si të mijat”, ka shtuar më tej ai.

 

Shpërndaje në: