Konfirmohet data e shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Konfirmohet data e shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.

Shpërndaje në: