Konfirmohet dilema: A do të ndahen dy ‘Topa të Artë’ sonte?

Konfirmohet dilema: A do të ndahen dy ‘Topa të Artë’ sonte?

Ceremonia për ndarjen e Topit të Artë do të zhvillohet sonte.

Në Paris të Francës, prestigjiozja franceze, France Football ndanë çmimet për më të mirët e vitit 2021.

Vitin e kaluar, si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19, kjo ceremoni e çdo-vjetshme nuk ishte mbajtur. Kishte zëra që insistonin se këtë vit do të ndahet edhe trofeu për vitin e kaluar.

Por, raportimet e fundit nga Tomasz Wlodarczyk bëjnë të ditur se nuk do të ketë çmim për vitin 2020, përcjell Periskopi.

Ceremonia do të mbahet e rregullt, vetëm për vitin 2021.

Këtë e ka konfirmuar Nicolas Manissier, kreu i Ballon d’Or./ Periskopi/

Shpërndaje në: