Konfirmohet ‘Festivali i Baballarëve’ në Prishtinë: Nuk garantojmë që s’anulohet

Konfirmohet ‘Festivali i Baballarëve’ në Prishtinë: Nuk garantojmë që s’anulohet

Pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” dhe “Beerfest”, është konfirmuar se në Kosovë do të mbahet një festival. Bëhet fjalë për Festivalin e Baballarëve.

Ky festival do të mbahet më 19 qershor, duke filluar nga ora 16:00 tek Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, afër Hotel Grandit në Prishtinë dhe do të përfshijë: garën e baballarëve, muzikë, lojëra, kuiz, art, kulturë, këndin e leximit, dhe aktivitete të tjera interaktive.

“Festivali i Baballarëve është festivali i parë i tillë në Kosovë që e trajton prindërimin pozitiv, rëndësinë e përkushtimit të baballarëve për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndarjen e përgjegjësive të barabarta brenda familjes dhe promovon lejen prindërore.

Më 19 qershor 2022, duke filluar nga ora 16:00 tek Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, afër Hotel Grandit në Prishtinë, do të mbahet ky festival i cili do të përfshijë: garën e baballarëve, muzikë, lojëra, kuiz, art, kulturë, këndin e leximit, dhe aktivitete të tjera interactive”, thuhet në njoftimin festivalit.

 

Shpërndaje në: