Konfirmohet fuqia e Dejona Mihalit, publikohen komunikimet e saj me Nagip Krasniqin për skandalet me rrymë

Konfirmohet fuqia e Dejona Mihalit, publikohen komunikimet e saj me Nagip Krasniqin për skandalet me rrymë

Kur në Kosovë kishte shpërthyer skandali për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në dallaveret me rrymë nëpërmjet kompanisë GEN, shqetësimi duket se ishte prezent në figurat e larta të Vetëvendosjes. Në komunikimet që i ka siguruar portali Nacionale ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, del se Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim për këtë […]

Në komunikimet që i ka siguruar portali Nacionale ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, del se Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim për këtë skandal energjetik. Ato, ia përcillte ish-kryeshefit të KEK-ut përmes platformës “Signal”.

Madje, në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi i cili e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.

Mihali ia ka dërguar Krasniqit linkun e portalit Reporteri, përderisa reagimi i Nagip Krasniqit ishte i menjëhershëm.

“Pak a shumë e vërtetë”, thuhet në përgjigjen e Nagip Krasniqit.

Ajo që mbrohej me kërshëri nëpër media nga zyrtarët e pushtetit, del se nuk amnistohej edhe në komunikimet private.

Pra, Nagip Krasniqi, në bisedat private, ia konfirmon Dejona Mihalit, se përfshirja e Martin Berishajt në kompaninë GEN dhe përfitimet që kjo kompani ka marrë nga Kosova, janë “pak a shumë të vërteta”.

Bisedat për këtë temë, nuk ndalen.

Pas artikullit të parë, Dejona Mihali ia dërgon Nagip Krasniqit një deklaratë të Ramush Haradinajt, i cili kërkonte llogari nga Albin Kurti për skandalin me rrymë ku ishte i përfshirë Martin Berishaj.

Kjo nuk u përcoll me ndonjë reagim nga Nagip Krasniqi.

Në një tjetër shkëmbim mesazhesh në ‘Signal’, Dejona Mihalit e njofton Nagip Krasniqin për komisionin hetimor, dhe importin e rrymës.

“A je duke i ndjekur? Po sulmojnë për komisionin hetimor dhe për importin”, ia shkroi Dejona Mihali.

“Jo. Skam nerva”, ia ktheu Nagip Krasniqi.

Dejona Mihali, komisarja e VV-së, më pas vazhdon me kërkesa të qarta duke kërkuar shpjegime.

“Na nevojiten shpjegimet. Jo vetëm ne, por edhe Artanes”, thuhet në mesazhin e Mihalit.

“Dërgoni pyetjet”, ishte mesazhi tjetër i Nagip Krasniqit.

“Si urdhëron” ia kthen Mihali, mesazh i cili përcillet me pak humor “hahaha” nga Nagip Krasniqi.

Se Dejona Mihali ishte e përfshirë në secilin detaj e secilin veprim që ndërmerrej brenda KEK-ut, e konfirmon edhe një tjetër mesazh.

Mihali ia përcjell Krasniqit një link i cili flet për kryetarin e Sindikatës së KEK-ut. Aty, Mihali e pyet Nagip Krasniqin nëse kanë kontakte me këtë person.

“A mbani kontakte me këta a hiç”, pyet Mihali.

Për këtë përfshirje të Mihalit, ajo ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

 

 

Të ngjashme
Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive, s’ka vend për “one man show”

Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive, s’ka vend për “one man show”

Si po ndryshon harta fetare e Kosovës?

Si po ndryshon harta fetare e Kosovës?

Blushi: Qytetarët e Kosovës i dhanë Albin Kurtit një leksion demokracie

Blushi: Qytetarët e Kosovës i dhanë Albin Kurtit një leksion demokracie

Presidenti Begaj pritet të kaloj në Kosovë, s'dihet arsyeja - Policia do t'i bllokoj disa rrugë

Presidenti Begaj pritet të kaloj në Kosovë, s'dihet arsyeja - Policia do t'i bllokoj disa rrugë

Dhunohet një grua në Lipjan

Dhunohet një grua në Lipjan

Marrëveshja shumë pranë, reagon edhe Teherani: Armëpushimi me SHBA-në do jetë global, përfshihet edhe Libani

Marrëveshja shumë pranë, reagon edhe Teherani: Armëpushimi me SHBA-në do jetë global, përfshihet edhe Libani

Përfundon numërimi në pesë QKN, vazhdon në 32 të tjera – Në Vushtrri probleme teknike me internetin

Përfundon numërimi në pesë QKN, vazhdon në 32 të tjera – Në Vushtrri probleme teknike me internetin

Më këtë çmim shitet një litër naftë sot në Kosovë

Më këtë çmim shitet një litër naftë sot në Kosovë

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve

“Kosovarët janë lodhur nga bixhozi politik”, mediat zvicerane mbi zgjedhjet në Kosovë

“Kosovarët janë lodhur nga bixhozi politik”, mediat zvicerane mbi zgjedhjet në Kosovë

Operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda

Operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda

Uronte dënim me burg për Thaçin, Fatos Geci ndëshkohet nga votuesit- mbetet gati në fund në listën e VV-së

Uronte dënim me burg për Thaçin, Fatos Geci ndëshkohet nga votuesit- mbetet gati në fund në listën e VV-së

27 vjet nga marrëveshja që i dha fund luftës në Kosovë

27 vjet nga marrëveshja që i dha fund luftës në Kosovë