Konfirmohet: Një polic i vrarë në Prizren, të lënduar dy të tjerë dhe një qytetar

Konfirmohet: Një polic i vrarë në Prizren, të lënduar dy të tjerë dhe një qytetar

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Periskopin se një polic ka mbetur i vrarë nga një shpërthim në Zhur të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se dy policë të tjerë janë lënduar, si dhe një qytetar.

‘’Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim. Me respekt’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: