Konfirmohet rasti i dytë me linë e majmunit në Greqi

Konfirmohet rasti i dytë me linë e majmunit në Greqi

Autoritetet shëndetësore greke kanë konfirmuar rastin e dytë me linë e majmunëve në vend.

Bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt Spanjës. Nga mbrëmja e së shtunës ai po trajtohet i izoluar dhe në gjendje të qëndrueshme.

Analizat e para u kryen në Laboratorin Qendror dhe u konfimua se pacienti është pozitiv nga Organizmi Kombëtar i Shëndetit EODY. Materiali gjenetik është dërguar edhe në laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Universitetit Aristotelis në Selanik për identifikim dhe analizën e mëtejshme gjenetike.

Rasti i parë në Greqi është konfirmuar para katër ditësh ,përsëri tek një person 59 vjeç
që së fundmi kishte udhëtuar drejt Portugalisë .Të dy pacientët trajtohen në kushte izolimi në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se numri i përgjithshëm i rasteve me linë e majmunëve në botë ka shkuar në mbi 1478 (1000 vetëm në vendet e Evropës perëndimore dhe jugperëndimore ) dhe tre shtetet ku janë regjistruar rastet më të shumta të konfirmuara janë Britania(366) ,Spanja( 275) dhe Portugalia (209).

Në Greqi Organizmi Kombëtar i Shëndetit Publik thekson se deri më tani nuk është konstatuar asnjë rast i sëmundjes i infektuar nga pacientë vendas. Ndërkohë autoritet greke kanë vendosur që çdo të enjte të ketë informim publik për rastet e lisë së majmunëve.

Gjithsesi ritheksojnë se sipas të dhënave epidemiologjike të disponueshme rreziku për popullatën e përgjithshme është ende i ulët, pasi sëmundja karakterizohet nga transmetueshmëri relativisht e ulët, por lëvizjet e popullsisë në verë për turizëm sidomos në Greqi , pritet të përkeqësojnë problemin.

Shpërndaje në: