Konfirmohet rasti i parë i lijës së majmunit në Turqi

Konfirmohet rasti i parë i lijës së majmunit në Turqi

Turqia ka konfirmuar të enjten rastin e parë me virusin e lijës së majmunit, shkruan Anadolu Agency, përcjell Periskopi.

“Lija e Majmunit është vërejtur ne njërin prej pacientëve tanë. Pacienti është 37-vjeçar dhe ka mungesë të imunitetit”, ka shkruajtur në Twitter Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Pacienti është në izolim dhe mbikqyrja e kontakteve ka zbuluar se nuk ka gjetur raste të tjera, shtoi ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke shqyrtuar mundësinë e shpalljes së sëmundjes si emergjencë globale, e cila do të bënte që ajo të kishte dallueshmërinë si koronavirusi dhe do të kërkonte një përgjigje globale. /Periskopi/

Shpërndaje në: