Konfirmohet: Rrahmani rrugës për në Serie A

Konfirmohet: Rrahmani rrugës për në Serie A

Duket se është gati çështje e kryer transferimi i mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani te Hellas Verona.

Menaxheri i futbollistit, Adrian Alijaj ka postuar një foto ku shkruan se është rrugës për në Itali, gjë që ka nxitur edhe më shumë spekulime.

“Itali, ne po vijmë”, janë fjalët e Aliaj.

Image

Pritet që Rrahmani nesër t’i kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.

Kujtojmë se mbrojtësi prishtinas i Kosovës më parë ka luajtur te skuadrat si Drenica, Partizan e Dinamo Zagreb. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: