Konfirmuan lidhjen, Tea ka diçka për t’iu thënë Andit dhe Melisës

Konfirmuan lidhjen, Tea ka diçka për t’iu thënë Andit dhe Melisës

Pak kohë më parë Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e dashurisë, përmes këngës “Leje”.

Dyshja u shfaqën duke u puthur në videoklip dhe më pas nuk i kursyen dedikimet në rrjete sociale.

Sot ata ishin të ftuar në “E Diell”, së bashku me Tea Trifonin, e cila e ka ditur për lidhjen e tyre.

Ajo i këshilloi të shijojnë marrëdhënien që kanë krijuar, duke mos i marrë parasysh fjalët e të tjerëve.

“Ta nisin mbarë mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë edhe fundja fundit ata duhet të shijojnë njëri-tjetrin e të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë e t’i mbushin mendjen botës që ne jemi real apo s’jemi real. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën”, iu tha Tea.

Shpërndaje në: