Konfiskohen 26 vetura të pazhdoganuar në Ferizaj

Konfiskohen 26 vetura të pazhdoganuar në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se kanë realizuar planin operativ “Auto 2016”, i cili ka rezultuar me konfiskimin e 26 veturave të pazhdoganuara nga autosallonet e veturave në Ferizaj.

Agim Gashi, zëdhënnës i Policisë në Ferizaj, ka thënë se qëllimi i këtij plani operativ ka qenë kontrollimi i dokumentacionit të automjeteve nëpër sallonet e shitjeve, si dhe në tregun e automjeteve në Ferizaj.

“Gjatë operacionit i cili ka zgjatur disa ditë,zyrtarët Doganor – Sektori Anti kontrabandë-Ferizaj, i mbështetur nga Njësiti i auto krimeve DRP Ferizaj gjatë kontrollimit në 12 auto sallone të veturave kanë konfiskuar 26 vetura të pa zhdoganuara, janë kontrolluar automjetet në dy tregje të veturave, janë ngritur 6 raste për kundërvajtje doganore”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka shtuar se ky operacion ishte zhvilluar në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe të ATK-së, Sektori Rajonal i hetimeve DRP Ferizaj-Njësiti i Autokrimeve, muajin e kaluar duke u bazuar në planin operativ “Auto 2016”.

“DRP e Ferizajt paralajmëron se operacione të ngjashme do të kryhen edhe në komunat e tjera të rajonit të Ferizajt, të cilat janë në kuadër të zonës së përgjegjësisë së policisë së kësaj drejtorie”, ka bërë me dije ai.

Shpërndaje në: