Konfiskohen dy armë në vendin e ngjarjes në Pejë

Konfiskohen dy armë në vendin e ngjarjes në Pejë

Dy persona kanë vdekur sot në orët e mbrëmjes në Pejë, derisa një person tjetër është plagosur. Personat e vrarë janë zyrtarë të PDK-së, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Policia ka konfiskuar dy armë nga vendi ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur rasti dhe të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit.

Raportohet se dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.

Rastin për ngjarjen në Pejë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. /Express/

Shpërndaje në: