Konfiskohet një armë zjarri në Vushtrri, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë zjarri në Vushtrri.
Në njoftimin e bërë thuhet se më datën 15 prill 2025 rreth orës 23:00, njësia policore në Vushtrri pas pranimit të informatës për te shtëna kanë arritur te identifikojnë dhe ndalojnë të dyshuarin ku gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë me te cilën dyshohet se i dyshuari ka shtënë ne ajër, raporton Periskopi.
Ndaj të tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”./Periskopi/