Konflikti izrealito-palestinez: Instagrami ndërron algoritmin pas akuzave se po mbante anë

Periskopi.com Lajme

Instagrami po ndryshon mënyrën se si shfaq përmbajtjen pasi u akuzua se po shtypte mesazhet në mbështetje të Palestinës pas luftimeve të fundit në Gaza.

Aplikacioni ka favorizuar përmbajtjen origjinale në “storjet” e saj para postimeve ekzistuese apo të ripostuara, por tash do t’ju japë atyre trajtim të barabartë.

Sistemi aktual kishte “impakt më të madh se që pritej” në disa lloje të postimeve, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Por ky ishte një efekt anësor i paqëllimshëm dhe jo një përpjekje për të censuruar një këndvështrim të caktuar politik, ka thënë gjiganti teknologjik.

Gjatë konfliktit më të fundit në Gaza, platformat e mediave sociale u përdorun me të madhe për të përçuar mesazhe në mbështetje të të dyja palëve.

Shumë mesazhe pro-palestineze ishin mes atyre që u rishpërndanë – që nënkuptonte se merrnin më pak vëmendje se sa postimet origjinale nën sistemin aktual. /Periskopi

Shpërndaje në: