Konflikti në Ukrainë, Rusia e gatshme për të rifilluar bisedimet

Konflikti në Ukrainë, Rusia  e gatshme për të rifilluar bisedimet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka folur për prosperitetin e bisedimeve për Ukraninën Lindore me presidentin rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësi rus tha se ai është i hapur për të rifilluar negociatat nën korniza ndërkombëtare.

Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelenskiy, kanë diskutuar për konfliktin në Ukrainën Lindore në bisedën e tyre të parë telefonike.

“Udhëheqësit diskutuan çështjet e një zgjidhjeje në juglindje të Ukrainës dhe bashkëpunimin në kthimin e të burgosurve nga të dyja anët,” tha Kremlini në një deklaratë.

“Ata ranë dakord të vazhdojnë këtë punë në nivel ekspertësh.”

Ndërkaq, pak më herët të enjten, Putin tha se do të jetë i hapur për të rifilluar bisedimet e paqes nën formatin e Normandisë, që përfshin Gjermaninë dhe Francën. Por ai tha se ishte e paqartë nëse vende të tjera, të tilla si SHBA dhe Britania e Madhe, do të ishin të gatshëm të bashkohen me negociatat në atë kohë.

 

Shpërndaje në: