Konfrontohen Rrahmani dhe Romagnoli

Konfrontohen Rrahmani dhe Romagnoli

Milani është duke e mposhtur 0-1 Veronën në “Marc’Antonio Bentegodi”.

Në minutën e 68’, nga pika e bardhë e penalltisë shënoi sulmuesi, Krzysztof Piatek, për të zhbllokuar rezultatin

Penalltia u fitua me ndihmën e VAR, lojtarët vendas assesi të pajtohen me vendimin e gjyqtarit, pasi topi i ra në dorë mbrojtësit, Koray Gunter, pasi preku trupin e lojtarit.

Sido që të jetë, teksa lojtarët protestonin te gjyqtari, Gianluca Manganiello, në një moment, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pati disa fjalë me kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli, por lojtarët nuk lejuan të ndodhë diçka më shumë dhe gjithçka kaloi qetë.

Verona po luan me një lojtar më pak, pasi sulmuesi, Mariusz Stepinski u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 21’. 

Shpërndaje në: