Konjufca: A e dini që ka pasë shitblerje të statusit të veteranit, marrin pension do njerëz me 2-3 mijë euro rrogë

Konjufca: A e dini që ka pasë shitblerje të statusit të veteranit, marrin pension do njerëz me 2-3 mijë euro rrogë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca mendon se ka shumë veteran të rremë, madje jep detaje me bindje të plotë, transmeton Periskopi.

‘’A e din që ka pasë shitblerje të statusit të veteranit?  Edhe udhëheqësit e shoqatave e pranojnë bre këtë fakt. Unë kam bisedu në mënyrë të sinqertë dhe e thonë shumë qartë se kanë qenë dëshmitar në anën e argumentimit që ka pasë shkelje.’’, tha ai në ATV.

”Do fryrje që kanë ndodh aty, që kanë të bëjnë me Shqipërinë e deri te do njerëz që marrin paga 2-3 mijë euro në Zvicër e Gjermani, këto raste t’i kallëxon gjithësecili. Krejt veteranët t’i kallxojnë, të vërtetët.”

Atë ditë në bisedë me kryeministrin besoj që janë ngritë këto dhe do ta gjejnë një mirëkuptim.’’, tha ai./PERISKOPI/

Shpërndaje në: