Konjufca bën përjashtim për Ganen dhe kjo pyet Pecin: Pse nuk i keni njoftu bujqit zyrtarisht që janë anulu grantet

Konjufca bën përjashtim për Ganen dhe kjo pyet Pecin: Pse nuk i keni njoftu bujqit zyrtarisht që janë anulu grantet

Deputetja Ganimete Musliu ka pyetur ministrin Faton Peci, se pse nuk i ka njoftuar me kohë bujqit lidhur me anulimin e aplikimit për grante më 1 mars 2021.

“Pse nuk i keni inform zyrtarisht bujqit dhe fermerët që është anulu aplikimi për grante që ka përfundu më 1 mars 2021. Fermerët dhe bujqit nuk e dinë që ai grant është anulu. Si do të bëhet kontrolla në teren kur më kanë fillu mbjelljet e kulturave bujqësore”, ka pyetur Musliu.

Në përgjigjen e tij, Peci tha se ‘ka pasë raste kur mali është subvencionu për grur’, por se ajo kohë sipas tij ‘ka përfunduar’.

E deputetes Musliu, kryeparlamentari Konjufca ia dha fjalën, jasht rendit.

 

 

Shpërndaje në: