Konjufca: Do të jemi në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin
Glauk Konjufca thotë se është obligim kushtetues për deputetët që ta mbrojnë sovranitetin e shtetit.
“Ne tashmë jemi të bindur dhe nuk kemi kurfarë dileme që kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës, që Kosova humb resurse natyrore, që humb tokë. Shteti nuk mund të konceptohet pa tokë, unë nuk di ndonjë shtet në botë që ekziston pa territor, prandaj edhe sic na definon Kushtetuta e Kosovës, si ushtrues sovraniteti, ne do të jemi në krye të detyrës për ta mbrojtur këtë sovranitet”, ka thënë Konjufca teksa ka hyrë në Kuvendin e Kosovës.



