Konjufca: Jap dorëheqje nëse publikohen dëshmi se kam qenë në SHIK

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se do të japë dorëheqje nga çdo funksion politik, nëse dikush publikon qoftë një dëshmi të vetme se ndonjëherë ai ka qenë ne Shërbimin Informativ të Kosovës [SHIK] – raporton Periskopi.

Konjufca në Rubikon të KTV’së ka thënë se njëjtë do të duhej te vepronte edhe deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, nëse ai nuk publikon ndonjë dokument që i vërteton deklaratat e tij.

“Nëse ai thotë se do të publikojë dëshmi, e në fund përfundon me llafe të kafeve, atëherë për mua aty përfundon karriera e tij politike. Por s’kam shumë iluzione për skenën politike në Kosovë. Unë po u them që jap dorëheqje nëse dikush qet dëshmi se unë kam qenë në ShIK”, ka thënë Konjufca.

Shpërndaje në: