Konjufca kërcënon deputetët e papërgjegjshëm: Kam qenë tolerant, si kurrë më herët do ta përdori Ligjin

Konjufca kërcënon deputetët e papërgjegjshëm: Kam qenë tolerant, si kurrë më herët do ta përdori Ligjin

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka paralajmëruar deputetët e papërgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës që s’po marrin pjesë nëpër seanca, transmeton Periskopi.

AI thotë se tash e tutje do të përdorë mekanizma ndëshkues që s’janë përdorur më herët.

‘’Kam qenë tolerant, por edhe pak ditë ka me nis me shfrytëzu instrumente që s’janë shfrytëzu më herët. Ligji për përgjegjësitë e deputetëve. Ai ligj thotë se një deputet në seancë nuk bën me mungu nëse nuk më ka lajmëru mu, ose shkru letër ose ska arsye të forta të  mungesës. Nëse  bën këtë unë kam të drejtë të marr masa’’, tha Konjufca në Desku.

‘’Mbi 60 deputetë janë të përgjegjshëm. ‘’, shtoi ai./PERISKOPI/

Shpërndaje në: