Konjufca i përgjigjet Delawies
Shefi i GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i është përgjigjur ambasadorit amerikan Greg Delaëie, i cili ka thënë se demarkacioni duhet të ratifikohet për shkak se qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm..
“Unë seriozisht liberalizimin e vizave e shoh si sekondar. Aspekti primar i demarkacionit është çka do të ndodhë me territorin e Kosovës. Me Serbinë kemi mbi 200 konteste kufitare që ka evidentuar edhe KFOR. Nëse lëshojmë pe në këtë pikë me Malin e Zi atëherë çka do të ndodh me Serbinë”, ka thënë Konjufca. /Periskopi/



