Konjufca: Situata është shumë serioze dhe kritike, LDK tani është grup i interesave të ngushta

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë në emisionin Dpt te Fidani në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka mundësuar përmes Gjykatës Kushtetuese krijimin e një ‘’qeverie pa zgjedhje’’.

‘’Situata është shumë serioze dhe kritike. Kjo për shkak se për herë të parë në histori të Kosovës që po instalohet një qeveri pa zgjedhje. Po synohet të imponohet një qeveri pa i pyet qytetarët. Kjo po ndodhë më fiskulturat e Thacit. LDK’së i kanë pëlqyer këto dhe Thaci ua dha mundësinë përmes Gjykatës Kushtetuese. ‘Thaci ua garantoj LDK’së. Ju rrëzojeni Kurtin, unë përmes Kushtetuesës ua japi kryeministrin.’’, ka thënë Konjufca.

Tutje Konjufca tregoi edhe pse VV pranoi të bashkëpunonte me LDK’në përkundër që ka këso mendime për ldiershipin e tyre.

‘’Nuk ma ka marrë mendja që Hashim Thaci e komandon Isa Mustafën kaq shumë’’, ka thënë ai.

Shpërndaje në: