Konjufca takim me Kongresisten Pelosi “shkëmbejnë pikëpamje” për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Konjufca takim me Kongresisten Pelosi “shkëmbejnë pikëpamje” për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është takuar me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila e kishte pritur në Kongresin Amerikan.

“Me Kongresisten Pelosi shkëmbyem pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri ynë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka shtuar se kanë nënvizuar “faktin se popujt dhe shtetet tona ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë, dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë”.

“Kosova dhe populli ynë janë të bekuar që kanë miq kaq të mrekullueshëm e të çmuar si kongresistën Pelosi dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara. Thellësisht mirënjohës dhe falënderues”, ka theksuar Konjufca.

Shpërndaje në: