Konjufca takohet sot me Lajçakun

Konjufca takohet sot me Lajçakun

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, sot e pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përmes një komunikate për medie, nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur se Konjufca do ta presë në takim Lajçakun në orën 8:45 nesër në mëngjes.

Takimi do të mbahet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka arritur të mërkurën në Prishtinë, për vizitën e tij treditore në Kosovë.

Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Shpërndaje në: