Konjufca thotë se e ka dhënë pagën e tij për Fondin e Sigurisë, garanton edhe për të tjerët

Konjufca thotë se e ka dhënë pagën e tij për Fondin e Sigurisë, garanton edhe për të tjerët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se ai dhe shumë zyrtarë të tjerë publik e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë.

Ai në seancën e sotme plenare për situatën e sigurisë në vend tha se dhënia e pagave për Fondin e Sigurisë nuk është publicitet.

“Unë për vete e kam dhënë (pagën), por nuk mendoj se duhet bërë publicitet për këtë punë. Mendoj se shumë prej zyrtarëve publikë e kanë dhënë (pagën), por nuk është punë e publicitetit”, tha ai.

Por edhe pas më shumë se dy muajve prej kur është formuar Fondi i Sigurisë, pushteti po heziton të bëjë publike listën e donatorëve të cilët kanë vendosur të forcojnë ushtrinë e vendit me mjete vetanake, madje edhe ata zyrtarë që kanë deklaruar se do e japin pagën e tyre,  nuk kanë ndonjë dëshmi që kanë bërë një gjë të tillë.

A është kjo arsyeja e vërtetë pse Qeveria po e mbanë sekret fondin për Ushtrinë

 

Shpërndaje në: