Konjufca: T’i thërrasim mendjes, ta shpëtojmë territorin e shtetit
Kryetari i GP të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se liberalizimi i vizave është anësor. Ai tha se më me rëndësi është territori i shtetit.
Konjufca, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet marrëveshja për demarkacionin, tha se gjatë procesit të demarkimit janë bërë gabime, shkruan Periskopi.
“Liberalizimi i vizave është anësor, nuk është efekt esencial. Efekti kryesor është ajo që do të ndodh me territorin e shtetit”, tha Konjufca.
Konjufca u shpreh i bindur se liberalizimi i vizave Kosovës nuk do t’i garantohet as pas këtij “demarkacioni me gabime”.
“Vizat nuk vinë në vitin 2018. Do ta kuptojmë se sa krim e korrupsion ka në Kosovë. Do të na bëhet edhe një kusht tjetër. Ju lutem që t’i thërrasim mendjes dhe shpëtojmë territorin”, tha Konjufca. /Periskopi/



