Konjufca: Unë kam tri herë vota më shumë se Avdullah Hoti

Periskopi.com Lajme

Glauk Konjufa, ministër në largim i Punëve të Jashtme ka folur për krijimin e qeverisë së re Hoti, ku sic thotë ai premtimet e LDK’së shkelen brenda orëve, përcjell Periskopi.

Konjufca thotë se ky ka vota më shumë se sa Adullah Hoti në vitin 2017, ai thotë se tri herë më shumë se Avdullah Hoti ka vota.

“ Situata është serioze dhe kritike, për herë të parë pas luftës në historinë e Kosovës po synohet të imponohet një qeveri pa zgjedhje, nëse madje kishum guxu me quajt vjedhje. Premtimet e LDK  shkelen brenda orqve, se ata zgjedhjet i fitojnë me Vjosën e përfundojnë me Hotin, fjalët e LDK i ka marrë era. Krejt premtimet LDK’ja mundet me i pas të mira, por në moment që ia qet në tepsi çështjen e kryeministrit kta i harrojnë premtimet është grup i interesit. Nuk ma ka marrë mendja që Thaçi e kontrollon kaq shumë Musafën. Unë kam vota tri herë më shumë se Avdullah Hoti kur e bëjmë një llogaritje, ai në vitin 2017 kishte 23 mijë vota”, tha Konjufca në DPT te Fidani

Shpërndaje në: