Konjufcës i ‘dhemb dhëmbi’ për Kodin Civil dhe aty i shkon gjuha: Fjalët e tij në Kuvend

Konjufcës i ‘dhemb dhëmbi’ për Kodin Civil dhe aty i shkon gjuha: Fjalët e tij në Kuvend

Teksa po paralajmëronte Projektkodin e Procedurës Penale, kryeparlamentarit Glauk Konjufca i shkoi gjuha te Kodi Civil.

Për këtë, u dëgjuan zëra të deputetëve, teksa i thonin ‘ta bina shumë shpejt’.

Konjufcën e përmirësoi nënkryetarja Saranda Bogujevci.

“Shqyrtimi i dytë i Projektkodit të procedurës Civ… (civile deshti të thonte)”, Konjufca, teksa e përmirësoi me fjalën e duhur ‘Penale’.

“Më paska mbetë mendja te.. (Kodi Civil, sqarimi jonë)”, thotë Konjufca.

“Ta bina shumë shpejt”, dëgjohen duke thënë deputetë tjerë.

Më paska mbetë mendja te.. (Kodi Civil), thotë Konjufca dhe më pas përdorë shprehjen se ‘ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha’.

RIKUJTOJMË se para 4 muajsh, Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur ta kalojë projektin e Kodit Civil, një nga nismat legjislative më të diskutuara në vendin tonë.

Kodi Civil, i cili përmban një nen të veçantë që do t’i hapte rrugën miratimit të një Ligji të veçantë për martesat e seksit të njëjtë, kundërshtohet edhe prej shumë deputetëve të partisë në pushtet (Vetëvendosje).

Opozita në vend, i thotë pushtetit se kur t’i ketë votat e mazhorancës për këtë ligj, do t’i ketë edhe votat e saj, pra të opozitës.

Për dështimin e miratimit të Kodit Civil, ka pasë reagime edhe nga akterë të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë thirrje për miratimin e tij./Periskopi/

 

Shpërndaje në: