Konsullja Teuta Sahatqija, e quan veten Ambasadore

Konsullja Teuta Sahatqija, e quan veten Ambasadore

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike, Teuta Sahatqija e cila të mërkurën u dekretua nga ish-Presidentja Jahjaga si Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në New York, po e quan veten ambasadore.

Në profilin e saj në Facebook, konsullja Sahatqija i ka dedikuar një falënderim grupit të saj parlamentar të LDK-së dhe të gjitha strukturave parlamentare me të cilat ka bashkëpunuar e po ashtu shton se ishte e privilegjuar që ishte përfaqësuese e popullit.

Ndërsa krejt në fund, shton fjalitë e zakonshme të përfundimit të një letre: “Me shumë respekt, Ambasadore, Teuta Sahatqija, konsulle e përgjithshme në New York”.

 

Shpërndaje në: