Konsumatorët alarmohen nga minjtë e marketeve

Konsumatorët alarmohen nga minjtë e marketeve

Jo rrallë herë nëpër markete shihen minj.

E nga  këto pamje  po mbesin mjaftë  të shqetësuar  konsumatorët të cilët furnizohen me produkte ushqimore nga këto markete.

Në Shoqatën për Mbrojtje të Konsumatorit në Kosovë thonë se mungesa e higjienës është e madhe nëpër dyqane ushqimore.

“Në periferi të qyteteve nuk e kemi këtë cilësi që nevojitet me pas, cilësia është shumë larg standardeve. Ndërsa, në viset rurale as që mund të themi se kemi higjienë”, tha Selatin Kaçaniku nga Shoqata për Mbrojtje të Konsumatorit.

Mirëpo, sipas Zëdhënësit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçit,  higjiena nëpër markete është në nivelin e duhur, nga viti në vit.

“Nga viti në vit, në vazhdimësi kanë rritur kapacitet teknike, për të garantuar hapësirë të sigurt, për shitje të produkteve. Duke përfshirë një zinxhir të madh të, fillimisht të frigoriferëve dhe pajisjeve tjera që garantojnë shitje te sigurt”, tha ai për tëvë 1.

Ndërkaq,  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkojnë vazhdimisht që numri i inspektorëve të rritet, pasi që ky numër është i vogël.

Shpërndaje në: