Kontrabanda: Policia konfiskon nga një traktor 158 gajbe birra dhe 280 kilogramë mish derri

Kontrabanda: Policia konfiskon nga një traktor 158 gajbe birra dhe 280 kilogramë mish derri

Zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, gjatë kryerjes së detyrave kanë identifikuar si të dyshuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduara.

Sipas policisë, traktori me rimorkiot janë sjellë në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku më pas është paraqitur një person me iniciale S.J (1993), i cili deklaroi se traktori me mjetet përcjellëse i takojnë atij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Serbia në Kosovë.

“Në të dy rastet me mall të kontrabanduar, i cili është sjellë duke iu shmangur kontrollit  doganor dhe atij policorë  janë konfiskuar si në vijim:

158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme

3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki

282.6 kg –   mish derri

1 pako 5.835 kg –  mish i konservuar

12 kafaze me pula =156 copë

10 pako x 50 copë –  korniza për vendosjen e targave të automjeteve”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Lidhur me rastin, policia bën të ditur se është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit iniciohen rastet “Kontrabandim me Mallra”  ndërsa për veprime të mëtejme ligjore, është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve.

Shpërndaje në: