Konviktet po bëhen gati për studentët a për afganët? Flasin nga QS-ja

Konviktet po bëhen gati për studentët a për afganët? Flasin nga QS-ja

Rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë. Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, por nuk dha detaje se ku do të strehohen.

Periskopi sipas burimeve mësoi se konviktet Nr.4 dhe Nr.5 të Qëndrës së Studenteve në Prishtinë janë duke u pastruar dhe po bëhen gati për strehimin e afganëve.

Mirëpo, sipas Drejtorit të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishat, përgatitja e konvikteve po bëhet për studentet që do të pranohen për vitin e ri akademik dhe se gjasat që afganët të strehohen në konviktet janë minimale.

“Jo nuk qëndron, konviktet janë duke u bërë gati për studentët por për koincidencë është ra në këtë kohë kur po flitet edhe për strehimin e afganëve. Përndryshe gjasat janë po thuaj se fare që afganët të strehohen në Konviktet”, ka thënë Sfishta për Periskopin.

Ndërkohë, deri më tani, Qeveria asnjëherë nuk ka treguar se ku do të bëhet strehimi i afganëve, duke thënë se populli do të njoftohet me kohë për këtë çështje.

“Janë disa lokacione të cilat janë duke u shqyrtuar. Për një arsye apo tjetër, ne jemi duke bërë vlerësimet e nevojshme bashkë me partnerët tanë dhe në momentin e parë kur do të vendoset, do të njoftohet publiku.”, ka thënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ndryshe dje Periskopi, raportoi se strehimi i afganëve do të bëhet në kampin e KFOR-it në Bondsteel në Ferizaj, ku veçse kanë filluar përgatitjet./Periskopi/

Po bëhet gati: Merret vesh ku do të strehohen afganët që vijnë në Kosovë?

Shpërndaje në: