Kopja origjinale e Kushtetutës së Amerikës shitet për 43 milionë dollarë, blerësi i panjohur

Kopja origjinale e Kushtetutës së Amerikës shitet për 43 milionë dollarë, blerësi i panjohur

Një kopje e rrallë e kushtetutës së ShBA-ve është shitur në ankand për 43.2 milionë dollarë, shifër rekorde, te një blerës i panjohur.

Dokumenti, një prej trembëdhjetë kopjeve origjinale prej vitit 1787, u shit për tri herë më shumë se që ishte vlerësuar, dhe 260 herë më shumë se që kishte arritur të mblidhte në ankandin e vitit 1988, pra 165 mijë dollarë.

Identiteti i blerësit nuk u zbuluar, por ata po garonin kundër “ConstitutionDAO”, që ofertoi 47 milionë ose 11.600 të kriptovalutës eter, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

David Brigham, shefi ekzekutiv i Shoqërisë Historike të Pensilvanisë, që ka njërën prej 13 kopjeve të Kushtetutës tha: “Vlera monetare është ajo që tregu thotë se është, por ky ankand dhe interesi për të reflekton diçka më të thellë – vlerën e brendshme të kushtetutës së ShBA-ve dhe faktin që mbetet një forcë që e mban kombin të bashkuar.”

Shpërndaje në: