Kopjimi në provim, fenomen për të cilin nuk ka përgjigje institucionale

Kopjimi në provim, fenomen për të cilin nuk ka përgjigje institucionale

Organizatorët e provimit të maturës shtetërore nuk kanë mundur as në afatin e gushtit të shmangnin parregullsitë e procesit, sidomos të kopjimit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Të shtunën është mbajtur pjesa e parë për 8500 maturantë që kanë dështuar të kalonin me sukses provimin në afatin e qershorit, dhe, sipas drejtuesve të Ministrisë së Arsimit, ka pasur përpjekje të vogla për të dëmtuar procesin, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Fatmirësisht asnjëherë nuk ka pasur më pak përpjekje të keqbërësve për të denigruar testin. Ka qenë një përpjekje e dështuar dhe e izoluar vetëm e një grupi të vogël”, ka thënë ai.

Bajrami ka vlerësuar këtë test shumë më të mirë se ai në muajin qershor, derisa ka thënë se nuk ka pasur raportime për probleme dhe rezultatet janë të mira..

Shpërndaje në: