Korea e Veriut nxjerr ushtrinë dhe bën paradë në mes të natës: Kimi befason miletin

Korea e Veriut nxjerr ushtrinë dhe bën paradë në mes të natës: Kimi befason miletin

Korea e Veriut ka nxjerrë ushtrinë për të mbajtur paradë ushtarake në Pyongyang në pikë të natës për të shënuar 73 vjetorin e themelimit të saj.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u paraqit në platformë në sheshin Kim Il Sung dhe përshëndeti turmën, por nuk e përmendi aspak personin në fjalë gjatë fjalimit, raporton CNN, përkthen Periskopi.

Ekspertët e Koresë së Veriut kanë vërejtur që në fotografi Kimi kishte humbur peshë.

“Të godet menjëherë sa më i shëndetshëm po duket Kim Jong Uni në fotografitë e djeshme,” tha Martyn Williams, ekspert i këtij vendi.

Gjatë paradës, aeroplanët fluturuan në qiellin e Pyongyangut, dhe parashutistët u hodhën nga to në qiellin e natës.

Shpërndaje në: