Koreja e Veriut provon raketën që pretendon se mund të arrijë “kudo në botë”

Koreja e Veriut provon raketën që pretendon se mund të arrijë “kudo në botë”

Koreja e Veriut pretendon të ketë kryer testin e saj të parë të suksesshëm të një rakete me rreze të gjatë që thotë se mund të “arrijë kudo në botë”.

Testi i raketës në mëngjesin e së martës, i cili u krye me urdhërat e liderit të vendit, Kim Jong Un arriti në një lartësi prej 2.802 kilometra, sipas transmetuesit shtetëror Korea Central Television (KCTV).

Kjo është lartësia më e lartë e arritur nga një raketë e Koresë së Veriut dhe e vë SHBA-në në dyshim se Pyongyang mund të godiste potencialisht kontinentin e SHBA, transmeton Periskopi.

Regjimi duket se ka caktuar kohën për efekt maksimal politik, duke dhënë urdhër për testin e kësaj rakete në prag të festës së 4 korrikut, pak ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli me udhëheqësit japonezë dhe kinezë rreth kërcënimit të Koresë së Veriut dhe para takimit të G20 që do të mbahet këtë javë. /Periskopi/

Shpërndaje në: