Koreja e Veriut testoi raketat me rreze të gjatë për vikend, Kimi mungon

Koreja e Veriut testoi raketat me rreze të gjatë për vikend, Kimi mungon

Korea e Veriut ka kryer me sukses testimet e raketave të rrezës së gjatë gjatë vikendit, ka thënë mediumi shtetëror i këtij vendi KCNA, duke nxitur kritika nga ShBA-ja.

Raketat janë “armë strategjike të rëndësisë së madhe” dhe fluturuan 1500 kilometra para se të godisnin shënjestrat në ujërat e territorit të saj të shtunën dhe të dielen.

Ushtria e ShBA-ve tha që testimet e raketave përbënin rrezik për fqinjtë e Koresë por edhe vendet tjera, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

“Ky aktivitet thekson fokusin e vazhdueshëm të Koresë në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe kërcënimet që përbën ndaj fqinjve të saj dhe komunitetit ndërkombëtar,”

Shqetësime për këto testime ka shprehur edhe Japonia.

Kimi nuk u duk se ishte pjesëmarrës në testimet e kryera.

Muajin e kaluar, OKB deklaroi se dukej që Korea e Veriut kishte rinisur punën në reaktorin e saj nuklear. /Periskopi

Shpërndaje në: