Korenica: Kënaqësi e veçantë, ka qenë fitore historike

Korenica: Kënaqësi e veçantë, ka qenë fitore historike

FC Ballkani ka shënuar fitoren historike ndaj Sivvasporit.

Ballkani ka marrë fitoren e madhe në grupet e Conference League, pasi mposhti Sivvasporin me rezultatin 3:4.

Pas ndeshjes, Meriton Korenica tha se kjo ishte fitore e madhe, teksa potencoi se dhuruan më të mirën nga vetja.

“Ka qenë kënaqësi e veçantë pasi ka qenë fitore historike. Ne e dhamë më të mirën e mundshme dhe e kthyem rezultatin. Falënderoj të gjithë që kontribuan dhe e dhamë këtë rezultat”, tha Korenica për Art Sport1.

Shpërndaje në: