Koronavirusi detyron Real Madridin t’i largojë disa lojtarë

Koronavirusi detyron Real Madridin t’i largojë disa lojtarë

Real Madridi duket se është prekur thellë nga kriza e shkaktuar prej coronavirusit.

Los Blancos përveç se kanë ulur pagat e lojtarëve, tani ata po tentojnë t’i largojnë disa prej tyre.

Tashmë është e ditur se lojtarët e klubit spanjoll fitojnë shumë, shkaku që kanë paga të larta, por jo edhe për shumë gjatë.

(Foto: Getty Images)

Sipas mediave në Spanjë, Real Madridi ka shpenzuar afro 250 milionë euro vetëm në pagat e lojtarëve në këtë edicion.

Andaj, mbretërit po mendojnë që në këtë verë të largojnë lojtarët si, Gareth Bale, James Rodriguez, Dani Ceballos, Jesus Vallejo e Mariano Diaz.

Që të pesë lojtarët nuk janë në planet e Real Madridit dhe Zinedine Zidanes, andaj largimi është i pashmangshëm.

Shpërndaje në: