Koronavirusi: Kujdes me këtë email, dikush po e çon në emër të OBSH-së dhe ua merr paswordin

Koronavirusi: Kujdes me këtë email, dikush po e çon në emër të OBSH-së dhe ua merr paswordin

Përhapja e koronavirusit po alarmon botën.Së fundmi kanë nisur edhe rastet e abuzimit.Një email fake ka qarkulluar këto ditë dhe ka shqetësuar njerëz të shumtë.

Duket sikur ky email vjen nga OBSH në lidhje me koronavirusin, por duhet të bëni kujdes.

Në këtë Email ju kërkohet që të vendosni emailin dhe passwordin tuaj , që të shkarkoni një dokument i cili përmban këshilla për këtë virus.Duhet të bëni kujdes pasi bëhet fjalë për një mashtrim.Më poshtë po ju tregojmë një shembull të emailit që mund të mbërrijë në adresën tuaj.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të vendosni fjalëkalimin dhe adresën tuaj./Hapur.al

Shpërndaje në: