Koronavirusi ndal sërish futbollin në Itali, Seria A mund të pezullohet për dy javë

Koronavirusi ndal sërish futbollin në Itali, Seria A mund të pezullohet për dy javë

Futbolli në Itali është futur në një udhëkryq të ri pas infektimit më koronavirus të 11 lojtarëve dhe 3 pjesëtarëve të stafit teknik tek ekipi i Genoa.

Sipas mediave italiane po mendohet skenari i pezullimit për dy javë të të gjitha ndeshjeve të Serie A, edhe pse nuk ka ende një vendim zyrtar.

Genoa, që u shkatërrua 6:0 javën e kaluar nga Napoli, është planifikuar të luajë me Torinon, por ndeshja pritet të shtyhet.

Ndeshja tjetër në dyshim është edhe ajo mes Juventusit e Napolit, pikërisht sepse ishin të besuarit e trajnerit Gattuso që luajtën fundjavën e kaluar ndaj Genoa, duke fituar 6-0.

Aktualisht qeveria po vlerëson situatën për të dalë në një vendim zyrtar.

Koronavirusi ndal sërish futbollin në Itali, Seria A mund të Koronavirusi ndal sërish futbollin në Itali, Seria A mund të Koronavirusi ndal sërish futbollin në Itali, Seria A mund të

Shpërndaje në: