Koronavirusi në Itali: 55 viktima në 24 orë, 318 raste të reja

Koronavirusi në Itali: 55 viktima në 24 orë, 318 raste të reja

Italia ka nisur muajin qershor me një reduktim të dukshëm të numrit të viktimave e të rasteve të infektuara nga Covid 19.

Në ditën e dytë të këtij muaji, 9 rajone italiane nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 55 viktima e 318 raste te reja.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 33,530 e numri i të infektuarve në 233,515.

Të infektuar aktiv me Covid 19 në Itali janë reduktuar në 39,893.

Në rritje progresive është numri i personave që shërohen nga virusi, ku numri i tyre i përgjithshëm sot është në 160,092 e janë 17,37 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 12 viktima e 187 raste pozitive, ndërsa në 9 rajone të vendit nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve Covid është ulur në 5,916 e 408 janë të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Numri i tamponeve të kryera deri më sot në Itali është gati 4 milionë.

Shpërndaje në: