Koronavirusi në Shqipëri, pesë të vdekur në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, pesë të vdekur në 24 orët e fundit

Pesë persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë atje.

Në ndërkohë edhe 995 raste të reja janë konfirmuar nga gjithsej 5,613 testime të kryera.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

Në ndërkohë janë 12,599 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Statistika (14 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 995

Të shëruar në 24 orë 1010

Të shtruar në spitale 195

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 5,613

Testime totale 1,126,073

Raste pozitive 158,431

Raste të shëruara 143,279

Raste Aktive 12,599

Humbje jete 2,553

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5308

Shkodër 1423

Durrës 1087

Fier 1056

Vlorë 847

Lezhë 727

Elbasan 629

Berat 478

Korçë 315

Kukës 274

Gjirokastër 251

Dibër 204

Shpërndaje në: