Koronavirusi: S’ka kërkesa për pezullimin e Schengenit

Koronavirusi: S’ka kërkesa për pezullimin e Schengenit

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, deklaroi se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për pezullimin e traktatit Schengen.

Ai tha se të gjitha vendimet duhet të merren në bazë të vlerësimit rigoroz shkencor për koronavirusin dhe ato duhet të jenë proporcionale dhe të koordinuara.

“Çështja e ndalimeve të udhëtimit dhe kontrolleve të kufijve është çështje për vende të ndryshme. Deri më tani ato janë koordinuar mirë, por gjithnjë mund të përmirësohet dhe unë nuk po flas vetëm për bashkëpunimin midis vendeve të BE, por edhe jashtë BE”, shtoi ai.

Komisionieri tha se u takon shteteve anëtare të shikojnë dhe vlerësojnë situatën në luftën ndaj përhapjes së koronavirusit.

Shpërndaje në: